Ora News - Shtëpizat e solidaritetit, mbledhin mijëra kg veshje në javë

2018-05-10 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Elia Gjika 12 vjeç nga Tirana është shembulli se si që në fëmijëri prindërit mund të edukojnë fëmijët për të qenë human, në këtë mënyrë ata do të rriten përmes ndjesive solidare.

Veshjet e përdorura, nuk mund të zgjidhin problemin e të varfërve në Tiranën, kryeqendrën e shqiptarëve, por ndihmojnë të pamundurit të vishen ngrohtë dhe të përballojnë netët e ftohta të dimrit.

Mbi 30 shtëpiza të verdha janë vendosur në qytet nga ECO Tirana në zonat që janë më të urbanizuara. Qytetarët mund të vendosin aty veshje dhe këpucë. Stafi i Eco Tiranës i merr këto veshjet dhe i dërgon ato në qendrat rezidenciale, kryesisht në shtëpitë e fëmijëve të braktisur.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shtepizat-e-solidaritetit-mbledhin-mijera-kg-veshje-ne-jave