Muhaxhiri: Largimi i kreut të VV ka ardhur pas mosmarrëveshjeve me Albin Kurtin

2018-05-10 0

Dorëheqja e Visar Ymerit ka shkaktuar një ?tërmet? në Lëvizjen Vetëvendosje. Në një lidhje telefonike për Report Tv analisti Artan Muhaxhiri shprehet se përçarja do të ndikojë në radhët e Vetëvendosjes.
?Lëvizja Vetëvendosje është duke shkruar drejt një çarje në lidership dhe mbase edhe në struktura. Lëvizjet kanë qenë të papritura, nuk janë pritur çarje të tilla. Në Vetëvendosje ka pasur një tendencën për një imazh të kohezionit të plotë.

Por ngjarjet e fundit e kanë zbehur këtë imazh. Largimi i Ymerit ka ardhur pas mosmarrëveshjeve me Kurtin. Visari Ymeri ka kërkuar një reformim për një Vetëvendosje më të moderuar, por Kurti e ka kundërshtuar duke i qëndruar linjës tradicionale. Të dy kanë vizione të kundërta? deklaroi ai.

Free Traffic Exchange