Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga të gjitha përparimet teknologjike të shekullit të 20-të, ndoshta ai që ka vazhduar të ketë ndikimin më të madh kulturor, ka qenë smartfoni.
Në ditët e sotme celulari është një nga objektet më të domosdoshme të jetës së përditshme. Për shumicën prej nesh, jeta është e vështirë të mendohet pa një të tillë. Ato janë po aq të rëndësishëm, sa edhe portofoli apo çelësat e shtëpisë.
Komunikimi ne distance nisi rreth 4 dekada më parë, me shpikjen e Martin Cooper. Madje gjithçka nisi në një komunikim mes dy konkurrentëve. Më 3 prill 1973 ishte ai që bëri telefonatën e parë dhe që bëri histori. Jo më kot ai është quajtur babai i telefonit.
Martin Cooper bëri thirrjen e parë telefonike në Avenue Six, në New York, duke telefonuar rivalin e tij Joel Engel në zyrën qëndrore të Bell Labs në New Jersey, një kompani që po punonte për të njëjtën teknologji por që nuk pati sukses.
Paçka se telefoni i prodhuar nga Cooper ishte i madh, jo tërheqës dhe jo praktik, pati një ndikim të madh në industrinë e celularëve dhe jo vetëm.
Tashmë përdorimi i celularëve është rritur jashtëzakonisht shumë, duke u shndërruar në një nga pajisjet më të pranishme te çdo kush.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/celulari-miku-dhe-armiku-i-nxenesve-ne-shkolla