Ora News - Fluks në urgjencën e Lezhës, 112 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore për festa

2018-05-10 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Periudha e festave ka sjellë fluks në urgjencën e spitalit të Lezhës por ndryshe nga vitet e mëparshme sivjet numri më i madh i qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore kanë qenë të prekur nga virozat.

Nata e ndërrimit të viteve dhe dita e parë e vitit të ri ka qenë të ngarkuara në urgjencen e Spitalit Rajonal të Lezhës.

Burime nga ky institucion kanë thënë se 112 ka qenë numri i personave të cilët janë paraqitur për të marre ndihme mjekësore gjatë 24 orëve, pas festës së ndërrimit të viteve.

Por ndryshe nga vitet e tjera nuk ka pasur të lënduar nga fishekzjarret apo aksidentet rrugore.

Shefja e Urgjences, Ermira Totraku, thote se qytetar të prekur nga virozat kanë dominuar gjatë këtyre dy ditëve, duke sjellë dhe këtë fluks ndërkohe që nuk kanë munguar rastet e helmimeve apo të abuzimit me alkoolin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fluks-ne-urgjencen-e-lezhes-112-qytetare-kerkuan-ndihme-mjekesore-festa