Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ekspertiza mjekoligjore vërteton se 16 vjeçari i cili humbi jetën natën e ndërrimit të viteve është vrarë me një plumb në kokë.
Ekspertët mjeko ligjorë kanë gjetur plumbin në kokën e adoleshentit Klajdi Gjeta, nga Sanxhaku i Kurbinit. Djali kishte hipur në tarracë për të shpërthyer fishekzjarre.
Plumbi do të analizohet për të parë nëse ka dale nga kallashnikovi me të cilën kanë qëlluar tre të rinjtë e arrestuar sot.
Të arrestuar janë: Alban Lika, 25vjeç, Ernis Lika, 20vjeç, të tre banues në Kurbin.
Arrestimi i tyre u bë pas publikimit të një video në rrjetet sociale ku shfaqeshin, duke qëlluar me armë zjarri në naten e ndërrimit të viteve. Të arrestuarit kanë qëlluar me breshëri automatiku në fshatin Sanxhak ku humbi jeten edhe Klajdi
"Më datë 01.01.2018 në orën 00:30, këta tre shtetas dyshohet se duke lëvizur me automjetin tip Benz kanë qëlluar me armë zjarri në Sanxhak të Kurbinit" informoi sot policia e Lezhës.
"Automjetit të cilit i kishin hequr targat kur kanë qëlluar me armë zjarri drejtohej nga Alban Lika. Në cilesinë e provës materiale u sekuestrua automjeti së bashku me targat të cilat ishin në bagazh, 19 gëzhoja dhe një fishek model 56, kalibri 7.62. mm " informoi policia e Lezhes.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ekspertiza-16-vjecari-ne-kurbin-u-vra-nga-nje-plumb-ne-kok