Një këputje e tubacionit kryesorë të ujit, ka bërë që banorët e Bulqizës së vjetër të mbeten pa ujë të pijshëm që prej mbrëmjes së djeshme.
Tubacioni i ujit është këputur për shkak të reshjeve të shumta të shiut të cilat kanë shkaktuar edhe rrëshqitjen e stogjeve të kromit. Situata paraqitet problematike edhe për Spitalin e Bulqizës, i cili gjithashtu ka mbetur pa ujë, i cili është i nevojshme për të ruajtur kushtet minimale të higjienës.
Ende nuk dihet se kur mund të rregullohet problemi i shfaqur, ndërkohë që ende nuk ka një reagim për këtë ngjarje.
Gjithashtu nga rrëshqitjet e sogjeve të kromit, është dëmtuar edhe një godinë e cila përdorej nga minatorët.