Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rrëshqitjet e dherave kanë bllokuar rrugën në aksin Vlorë- Rradhimë, pranë zonës së quajtur Kalaja, në Ujë të Ftohtë.
Gazetarja e Ora Neës, Jerola Ziaj informon se aktualisht funksionon vetëm një krah i rrugës,ndërsa lëvizja e automjeteve është tepër e vëshirë.
Reshjet e shiut gjatë orëve të natës kanë sjellë dhe shkarjen e dherave ndërsa rruga ka qenë totalisht e bllokuar deri në mëngjes.
Aktualisht është duke funksionuar vetëm një krah i rrugës, për të bërë të mundur lëvizjen e mjeteve që udhëtojne drejt Vlorës apo Orikumit,ndërsa mungesa e një mjeti të rëndë ka sjellë vonesa në largimin e dherave në zonë.
Një punonjës i vetem ka mundur të hapë vetëm një pjesë të rrugës,ndersa mungojnë punonjësit e tjerë.
Bllokimi i rruges ka krijuar shqetësime tek drejtuesit e mjeteve. Zona tek Kalaja në Ujë të Ftohtë në aksin nacional Vlore-Rradhimë, mbetet gjithmonë problematike nga shkarjet e dherave sa here që ka rreshje intensive të shiut.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/dherat-kane-bllokuar-aksin-vlore-rradhime-vetem-nje-punetor-punon-ta-hapur