Më shumë se 15 persona që kanë protestuar para parlamentit janë ndaluar në pikat e kalimit kufitar ditët e fundit. Bëhet fjalë për protestuesit të cilët çanë kordonin e policisë ditën që u zgjodh kryeprokurorja në Parlament.
Mes të ndaluarve me urdhër policie është edhe ish-sheshi i FNSH Osman Levanaku. Ai ishte në kërkim policor. Të gjithë të ndaluar kanë qenë në kërkim policor dhe një pjesë e tyre janë liruar pasi janë marrë në pyetje.
Gjatë ditës së djeshme në një lidhje telefonike për Report TV, ish shefi i FNSH Osman Levanaku deklaroi se ai ishte ndaluar kur po shkonte për të festuar Vitin e Ri dhe se ndalimi i tij ishte politik pasi nuk ishte kontaktuar për t?i thënë se ishte në kërkim.