Ora News - Veliaj u jep çekun e bebes dy fëmijëve të parë të 2018-ës

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tirana është bekuar që në orët e para të 2018-ës me 20 fëmijë të porsalindur. Laeli dhe Nadja janë dy fëmijët e parë që erdhën në jetë që në minutat e para pas mesnate.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi sot spitalet universitare Obstetriko-Gjinekologjik ?Mbretëresha Geraldinë? dhe ?Koço Gliozheni?, për t?iu dhënë çekun e bebes prindërve të fëmijëve.

Veliaj u shpreh i lumtur që viti i ri erdhi në mënyrën më të mirë për kryeqytetin, ndërsa theksoi se ardhja në jetë e 20 fëmijëve që në orët e para është një bekim për Tiranën.

?Më vjen mirë që kemi pasur Laelin djalin e parë, Nadjan vajzën e parë, duke filluar që nga minuta e parë e këtij viti. E kemi nisur mbarë me dy qytetarë të rinj, që besoj do e bëjnë Tiranën më të mirë. Më jep shumë shpresë fakti që pothuajse pa shkuar mesi i ditës në dy maternitetet e Tiranës kemi në total rreth 20 bebushë të rinj dhe them që një qytet që vazhdon dhe rritet është një qytet që ka shpresë. Më e mira për Tiranën dhe për Shqipërinë është përpara?, tha kryebashkiaku.

Kreu i Bashkisë u shprehu mirënjohjen të gjithë atyre punonjësve që natën e ndërrimit të viteve kanë qenë në detyrë, në shërbim të qytetarëve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/veliaj-u-jep-cekun-e-bebes-dy-femijeve-te-pare-te-2018-es

Free Traffic Exchange