Nëse shumica e qytetarëve e kaluan darkën e fundvitit në shtëpitë e tyre, apo edhe jashtë në restorante, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zgjodhi ta kalonte me punonjësit e turnit të tretë të Policisë Bashkiake.
"Unë besoj se ky qytet ka treguar se kur secili bën detyrën me rigorozitet dhe shërben duke dhënë maksimumin për komunitetin, atëherë, prodhon një qytet shumë herë më solidar dhe më funksional. Kështu që, për Tiranën që duam, një 2018 sa më të suksesshëm dhe faleminderit gjithë djemve dhe të vajzave me uniformë të Bashkisë apo të Shtetit".
Veliaj u shprehu mirënjohjen edhe punonjësve të zjarrfikësve edhe atyre që ndodheshin në punë gjatë gjithë natës duke pastruar qytetin. Sipas Kryebashkiakut Veliaj, viti 2018 do të jetë një vit plot me punë për qytetin.

Tv Klan