Tiranë, qëllohet me plumba nënstacioni natën e ndërrimit të viteve, mbeten pa energji disa zona

2018-05-10 4

Për ndërprerjen e energjisë elektrike mbrëmjen e djeshme e cila la shumë zona të Tiranës pa energji elektrike, të cilat tashmë i janë kthyer normalitetet, OST ka kryer një denoncim në polici.
Sipas OST në n/stacion është qëlluar me armë zjarri, çfarë ka qenë edhe shkaku i ndërprerjes së energjisë elektrike. Mbrëmjen e djeshme, një defekt në nënstacionin e Uzinës së Traktorëve ka bërë që të dalë jashtë funksionit linja e transmetimit 110 kV të OST-së.

OSHEE ka njoftuar se në terren ndodhen disa ekipe elektricistësh dhe po punohehej për të risjellë energjinë sa më parë. Në një lidhje telefonike për Report Tv, Drejtori i Divizionit të Transmetimit në OST, Bledi Dalipi, është shprehur se OST ka kryer kallëzim për ngjarjen e cila konstatuar fillimisht nga borë të zonës.