Fëmija i parë i Vitit 2018 është djalë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Fëmija i parë i vitit 2018 është djalë. Lael quhet foshnja që erdhi në jetë në Maternitetin e Tiranës ?Koço Glozheni?, vetëm pak sekonda pas hyrjes së vitit 2018.



Gjithçka shkoi më së miri. Fëmija lindi me peshë 4 kilogram e 100 gram dhe gëzon shëndet të plotë.



Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu vizitoi familjen e bebes së parë, pa harruar edhe dhuratat. Sipas saj, viti 2018 do të jetë viti i fëmijëve.



Ndërkohë, në Maternitetin ?Mretëresha Geraldinë?, erdhi në jetë fëmija e dytë për këtë vit. Është vajzë dhe prindërit kishin vendosur ta quanin Nadia. Edhe ajo gëzon shëndet të plotë. Babai i saj tregon edhe sekretin se përse kishin vendosur këtë emër.



Ndërkohë edhe Nadia u vizitua nga ministrja Manastirliu, e cila uroi shëndet të plotë.



Dhe gjatë natës së ndërrimit të viteve, stafi mjekësor ka qenë në gatishmëri të plotë, si në maternitete, ashtu edhe spitalet e tjera të specializuara.