http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Viti I ri 2018 është pritur me entuziazëm dhe më një spektakël të jashtëzakonshëm fishekzjarresh dhe dritash në të gjithë botën pavarësisht nga frika e terrorizmit dhe motit të ngrirë në disa vende.
Në Nju Jork, qindra mijëra njerëz mbushën Times Square edhe pse në tempëratura -12 gradë c dhe në masa të shtuara të sigurisë.
Viti i Ri 2018, në Nju Jork është listuar si viti i dytë më i ftohtë që është pritur në Times Square. Njw I ngjashwm wshte regjistruar më 1917, me temperaturë -17 gradë Celsius.
Pavarësisht shiut të pandërprerë, fishekzjarret dhe festimet në ambiente të jashtme, nuk munguan në Moskë.
Mijëra persona ishin mbledhur edhe në Berlin tek Porta e Brandenurgut, ndërsa fishekzjarre kishte edhe në Arc De Triomphe të Parisit në Francë.
Forcat e sigurisë ishin në masë tejet të shtuar në Francë, pas sulmeve terroriste gjatë dy viteve të fundit në këtë shtet.
Në Londër festimet kryesore ishin tek Big Ben. Ndersa vendet e para që pritën vitin e ri 2018 ishin Zelanda e Re dhe Australia. Njw spektakwl madhwshtor fishekzjarresh u mbajt nw Sidney ku mendohet se jane perdorur rreth 7 ton fishekzjarre.