Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kjo ka qenë atmosfera festive në qytetin e Elbasanit gjatë ndërrimit të viteve në mesnatë. Dhjetëra qytetarë të Elbasanit u mblodhën në sheshin kryesor të qytetit për të pritur këtë moment. Në qendër të qytetit bashkia kishte organizuar një spektakël fishekzjarrësh ?.
Por në Elbasan ndërrimi i viteve ka sjellë edhe një incident që mendohet se ka pasur si shkak fishekzjarrët. Një pemë ka marrë flakë dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për ta vënë situatën në kontroll.
Edhe në Shkodër ndërrimi i viteve është pritur me festime në shesh. Bashkia nuk kishte organizuar ndonjë koncert por fishekzjarret e organizuara dhe iniciativa e qytetarëve ka ndezur atmosferën..
Vlora e ka pritur ndërrimin e viteve me spektakël fishekzjarrësh. Ishin të shumtë qytetarët që momentet e ndërrimit të viteve kishin zgjidhur t?i kalonin në sheshin kryesor. Mes urimeve për një vit me mbarësi, qytetarët shijuan momente të bukura mes tyre.
Në Lezhë bashkimi i akrepave të orës që lajmëruan ardhjen e vitit të ri u prit me një atmosfere të gëzueshme. Qindra qytetar sfiduan temperaturat e ulëta dhe mbushen rrugët dhe sheshin kryesor të qytetit, duke u bërë pjese e festimeve për vitin e ri. Për disa minuta qielli u ndriçua nga magjia e fishekzjarrëve të shumta të cilët u hodhën nga vetë qytetaret e Lezhës. Ata uruan njëri-tjetrin për një vit të ri të suksesshëm dhe të begatë.
Më pas festa u zhvendos ne lokalet e natës, për të vijuar deri në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. E gjithë atmosfera festive u monitorua nga forca të shumta policie të cilët ishin në gatishmëri, teksa nga raportimet mësohet se nata e ndërrimit të viteve ka kaluar e qete.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/si-u-festua-viti-i-ri-neper-qytetet-e-shqiperise