Ora News - Çako: Asnjë incident gjatë ndërrimit të viteve

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për të garantuar mbarëvajtjen e aktiviteteve festive gjatë ndërrimit të viteve u angazhuan me qindra punonjës së Policisë së Shtetit. Drejtori i Përgjithshëm Haki Çako, ndoqi nga afër masat e marra në kryeqytet, teksa bëri me dije se deri në mesnatë nuk u regjistruan incidente.

Çako: Nuk është shënuar asnjë incident në shkallë vendi. Punonjësit e policisë, ashtu siç kanë qenë në krye të detyrës në 2017, do të vazhdojnë edhe gjatë vitit 2018 në kryerjen e detyrave me sukses.

Çako uroi punonjësit e Policisë, të cilët ndërrimi i viteve i gjeti në shërbim të qytetarëve dhe jo pranë familjarëve.

Çako: Një urim i veçantë për gjithë punonjësit e policisë dhe familjeve të tyre dhe veçanërisht për policët që ndodhen në krye të detyrës për të siguruar qetësi dhe rend për të gjithë qytetarët.

Më herët, përmes deklaratave, Policia e Shtetit u bëri thirrje qytetarëve që të mos përdorin fishekzjarrë si dhe të mos konsumojnë alkool.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/cako-asnje-incident-gjate-nderrimit-te-viteve

Free Traffic Exchange