Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Disa zona në Tiranë mbetën pa energji elektrike gjatë ndërrimit të viteve. Shkak është bërë një defekt që mendohet të jetë i qëllimtë në linjën 110 kv.
Operatori i Sistemit të Transmetimit thotë defekti është riparuar rreth orës 10:00 të ditës së sotme dhe energjia është rikthyer në nënstacionin e Kinostudios.
Për rrjedhojë është rikthyer energjia në të gjitha zonat e prekura si: Rruga "Aleksander Moisiu", rruga "Myslym Keta", Babrru, Paskuqan pjesërisht, zona e Freskut.
?Demtimi i linjes 110 kV te OST ne Babrru, ka ardhur si pasoje i shkeputjes se percjellesit nga goditja, pra jo per arsyeje teknike, por e demtuar, per te cilen aktualisht policia eshte duke hetuar, nese ka qene akt i qellimshem apo jo. Kjo solli mungese te energjise elektrike ne disa zona te Tiranes, kryesisht prane Ish Kinostudios, Fresku, Allias, Ali Demi, Sauku, Tufine, etj. Aktualisht gjendja paraqitet e normalizuar dhe pa energji elektrike kane mbetur nje pjese e Freskut dhe Sauku deri ne riparimin e defektit nga OST.? ? thuhet në njoftimin e OST-së.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/disa-zona-ne-tirane-pa-energji-elektrike