Një ngjarje tragjike ka ndodhur gjatë natës së ndërrimit të viteve në Sanxhak të Kurbinit, ku festa e fishekzjarrëve ka rezultuar fatale për një 16- vjeçar.
Policia e Lezhës ka bërë me dije se 16 vjeçari me iniciale K. GJ, banues në Sanxhak ? Kurbin kishte hipur në tarracë të shtëpisë për të plasur fishekzjarrë, dhe është gjetur më pas nga familjarët në tarracë , pa shenja jete me një dëmtim në kokë.
Pritet ekspertiza mjeko - ligjore për përcaktimin e llojit të dëmtimit në kokë. Grupi hetimor në vendngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin , po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Burime për Shqiptarja. com, bëjnë me dije se ekspertiza mjeko- ligjore e 16- vjeçarit është dërguar drejt Tiranës nga ku pritet një përgjigje e cila të përcaktojë shkakun e vdekjes . Nga hetimet paraprake dyshohet se i riu është goditur nga një plumb qorr ose fishekzjarr, kjo duke ju referuar plagës që ka në kokë.