Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryegjyshi botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka mbledhur në një darkë festive përfaqësues të medias në të cilin i ftuar special ishte presidenti Ilir Meta. Në fjalën e tij kryegjyshi botëror ka uruar shqiptarët në të dy anët e kufirit për një vit të mbarë.
Kryegjyshi Brahimaj: Me këtë sofër bektashiane, e cila ka qenë gjithmonë sofër e dashurisë, paqes begatisë, e afrimit me njëri-tjetrin, duke larguar të këqijat. Edhe kjo darkë dhuroftë paqe dhe dashuri edhe për vitin 2018.
Urimet të kryegjyshit i është bashkuar dhe presidenti ilir meta
Meta: Bekimet e Baba Mondit për vitin 2018-të u dëgjofshin së bashku me gjithë drejtuesit e tjerë që kemi ne këtu në Shqipëri. Duke ndjekur aktivitetet e Krishtlindjes, vura re që një element tjetër mediatik, simbol i bashkëjetesës fetare në Shqipëri është zt.Ferdinand Samarxhi.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dede-edmond-brahimaj-darke-festive-me-perfaqesues-te-mediave