Fluks në pikat kufitare, shtohen sportelet - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Janë të shumtë ata shqiptar që zgjedhin të kalojnë natën e ndërrimit të viteve në vendet e rajonit por edhe të ata që duan të kthehen në atdhe.



Ndaj dhe pikat e kalimit kufitar përballen me një fluks të madh lëvizjesh. Drejtoria e për kufirin dhe emigracionin në policinë e shtetit ka marrë masa shtesë me qëllim shmangien e vonesave në pikat e kalimit.



Masat janë marrë si në shtimin e burimeve njerëzore, në shtimin e sporteleve si dhe në lehtësimin e procedurave.



Sipas të dhënave nga kjo drejtori nga data 24 dhjetor e deri më sot kanë hyrë 241 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj dhe 68 mijë automjete.



Ndërsa kanë dalë 185 mijë qytetar dhe 56 mijë makina.



Por nuk janë të paktë dhe ata turistë të huaj të cilët do të kalojnë natën e ndërrimit të viteve në Shqipëri duke u organizuar në ture të ndryshme. Të dhënat flasin se janë 24 mijë turistë që kanë hyrë në vendin tonë dhe që kanë destinacione të ndryshme në Shqipëri.



Drejtoria për kufirin dhe emigracionin thotë se është dakortësur edhe me pikat kufitare të vendeve përreth me qëllim shmangien e vonesave. Për shkak të fluksit të madh rritje vëmendjeje të shtuar në këto ditë festash do të ketë edhe për goditjen e çdo veprimtarie kriminale që mund të kryhet nëpërmjet kufirit.