E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty! (31 dhjetor 2017)

2018-05-10 19

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN

Kronikë e plotë: http://tvklan.al/e-diela-shqiptare-emisioni-17-sezoni-10/

?E Diela Shqiptare? në rubrikën ?Ka një mesazh për ty? në ditën e ndërrimit të viteve ka vendosur t?ia dedikojë fëmijëve, pasi ata gëzojnë më shumë për festat e fundvitit. Ardit Gjebrea ka ftuar një mik, i cili sa herë që bëhet fjalë për fëmijët nuk thotë jo. I ftuar special ishte Kryeministri Edi Rama, i cili ka dëgjuar historitë e tyre dhe në fund u ka plotësuar dëshirat.

Ardit Gjebrea: Cili është raporti juaj me fëmijët?

Edi Rama: Unë besoj që e kam një raport special për faktin që ata më shikojnë mua siç shikonin ne kur ishim të vegjël Ariun Silva, që na impresiononte pa fund. Prandaj nuk them asnjëherë jo, pasi është njësoj si të na privoje ne atëherë nga ariu.

Historia e Parë: Eriglisa, vajza e komunitetit egjiptian dhe dëshira e saj për të ndihmuar fëmijët

Eriglisa është vajza e parë që erdhi në studio. Ajo është 26?vjeçe dhe është nga Laçi, ka mbaruar studimet e larta për mësuesi dhe vazhdon masterin për mësuese. Ajo i përket komunitetit egjiptian dhe sipas saj ky komunitet përballet me vështirësi. Familja e saj përbëhet nga 6 pjesëtarë, prindërit dhe 4 fëmijë.

E pyetur nga Gjebrea se si ka qenë fëmijëria e saj Eriglisa u përgjigj kështu: ?Prindërit e mi gjatë gjithë jetës së tyre kanë mbledhur hekurishte të ndryshme, bidona dhe karton, pasi ka qenë e vetmja mundësi. Fëmijëria ime ka qenë shumë e vështirë".

Ardit Gjebrea: Çfarë mban mend nga fëmijëria jote?

Eriglisa: Unë kam lindur 1 kg e 600 gr dhe në atë moment doktorët menduan se unë kam vdekur dhe më lanë në një lavaman, por falë tezes unë sot jam këtu, pasi më futi në gjoksin e saj dhe më ngrohu me nxehtësinë e turpit të saj. Në moshën 6 vjeç unë jam bërë nënë dhe babë për motrën dhe vëllain tim, i ushqeja, i mbaja, mundohesha dhe të gatuaj ndonjë gjë. Në shkollë kur shkoja edhe pse nuk kisha kohë për të mësuar, pasi kujdesesha për ata unë në duar kisha brumë, pasi bëja bukë.

Ardit Gjebrea: Ke punuar ti vetë?

Eriglisa: Jo, deri në klasë të 8. Por duke qenë se ne jemi nga komuniteti egjiptian nuk kishim mundësi. Nuk e prisja se do vazhdoja të studioja. Mësuesja ime kujdestare ka insistuar me muaj duke bindur mamin tim që unë të vazhdoja shkollë. Edhe pse mami im kishte dëshirë ne nuk kishim mundësi. Falë mesueses kujdestare jam këtu, ajo quhet Gjyste Baraku, ajo më ka regjistruar në shkollë në Lezhë. Më vendosi letrat për bursë, pa e ditur asnjë, ajo ka paguar të gjitha paratë. Më rregjistroi në shkollë profesionale për mësuese. Katër vite e kam bërë vajtje-ardhje, Lezhë-Laç. Një mundim dhe shpenzim shumë i madh për familjen time.

Ardit Gjebrea: Më çfarë shkoje?

Eriglisa: Me një mikrobus shkolle.

Ardit Gjebrea: Si i përballojë shpenzimet?

Eriglisa: Gjatë këtyre katër viteve u futa si vullnetare në një organizatë të krishterë, për komunitetin tim. Në fillim isha vullnetare, por duke qenë se ata më panë...

Free Traffic Exchange