Qytetaret nxitojne per blerjet e fundit

2018-05-10 0

"Vetëm pak orë përpara ndërrimit të viteve, qytetarët po nxitojnë për të bërë blerjet e fundit për shtrimin e tavolinës. Por ashtu si çdo vit, edhe këtë vit ata ankohen për rritjen e çmimit të fruta-perimeve".

Në tregjet e kryeqytetit fluksi ka qenë i madh kryesisht në ditët e festave. Ajo që thonë qytetarët është se krahasuar me një vit më parë çmimet kanë pësuar rritje me 20 apo 30 lekë më tepër.

Luhatjet e çmimeve vërehen më së shumti tek fruta-perimet.

Ndërsa vetë tregtarët jashtë kamerës thonë se nuk ka rritje të çmimeve, por se ka rënë fuqia blerëse.

Tv Klan