Report TV - PDIU rreshton provat që ‘rrëzojnë’ prokurorinë: Aqif Rakipit nuk mund ti hiqet mandati

2018-05-10 0

PDIU ka reaguar për herë të parë pas kërkesës së Prokurorisë drejtuar KQZ-së, për heqjen e mandatit të deputetit Aqif Rakipi, pasi nuk ka deklaruar në formular ndalimin në Itali për vjedhje dhe emrin e rremë që ka përdorur te autoritetet italiane.

PDIU thotë përmes një deklarate për mediat se është njohur me materialet e Prokurorisë dhe thekson se në ngarkim të deputetit Rakipi nuk ka asnjë vendim të formës së prerë gjë e cila në bazë të ligjit të dekriminalizimit parashikon ndërprerjen e mandatit.

"Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar Komisionit Qëndror të zgjedhjeve ndërprerjen e mandatit të deputetit Aqif Rakipi pasi sipas informacionit të ardhur nga Interpol Roma deputeti ka përdorur një identitet të rremë gjatë vitit 1998, gjë të cilën nuk e ka shënuar në formularin përkatës. Konkretisht pretendohet se "Pas krahasimit të gjurmëve të gishtave, Aqif Rakipi është raportuar më dt 03.11.1998, për veprën penale të marrjes së mallrave të vjedhur, me gjeneralitet Skënder Ejylbegaj, lindur më 24.03.1962, regjistruar më 08.10.1996, me gjeneralitet Aqif Rakipi, lindur më 01.04.1964".