Ora News- Spitalet në gatishmëri deri në datën 2 janar

2018-05-10 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në të gjitha spitalet në vend janë marrë masat për të përballuar situatat emergjente gjatë festës së Vitit të ri. Nga Spitali i Traumës, ministrja Manastirliu përcolli edhe një urim për të gjithë shqiptarët.

Në këto ditë festimesh, të gjitha spitalet në vend do të jenë në gatishmëri për të përballuar emergjencat. Kështu deklaroi në një dalje për mediat nga Spitali i Traumës, ministrja Ogerta Manastirliu. Në të gjitha spitalet, tha ajo punohet me staf të përforcuar dhe janë marrë masat që furnizimet me medikamente mos mungojnë.

Ogerta Manastirliu: Nga sot në 2 janar të gjithë strukturat spitalore janë në situatë gatishmërie për të përballuar cdo emergjencë në kuadër të festave të fundivitit. Spitali i traumës përballon urgjencat më të mëdha, ishim edhe në QSUT ku vlerësuam bashkë me mjekët situatën e gatishmërisë Ne kemi vendosur në të gjitha spitalet staf të dublikuar, të përforcuar si nga pikëpamje mjekësore dhe infermierore. Janë marrë masat që furnizimet me medikamente mos mungojnë. Qendra e Urgjencës është me kapacitet të plotë, ka shpërndarë ambulancat në të gjithë vendin, 127 ambulanca janë në dispozicion në pikat kyce të kryeqytetit dhe në të gjithë vendin. Në Tiranë do të jenë 5 urgjenca. Masat janë marrë, mjekët janë në gatishmëri dhe të gjithë strukturat spitalore janë në gatishmëri me masa të përforcuara.

Në të gjithë vendin dhe në kryeqytet, ministria e Shëndetësisë ka vënë 127 ambulanca në dispozicion për emergjenca, ndërsa në Tiranë do të jenë 5 urgjenca. Ministrja Manastirliu në fund përcolli ëdhe këtë urim në prag të ndërrimit të viteve.

Ogerta Manastirliu: Unë do të doja që të falenderoja ekipet mjekësore dhe infermierore të cilët do të jenë në krye të detyrës për ti shërbyer qytetarëve në prag festash, duke i uruar urimet më të mira për Vitin e Ri. Pa dyshim me krenari që punoj me ta dhe që janë të angazhuar për ti shërbyer qytetarëve.


Për më shumë lexoni në:


http://oranews.tv/article/spitalet-ne-gatishmeri-deri-ne-daten-2-janar