Ora News- Veliaj dhe Lu e mbyllin vitin bashkë, dhurojnë 60 shtëpi të reja për romët

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe ambasadori amerikan, Donald Lu, e kanë mbyllur vitin së bashku në Lanabregas, aty ku Bashkia e Tiranës ka ndërtuar 60 banesa të reja për 60 familjet rome, që u prekën nga projekti i rehabilitimit të Lumit Tirana. Banesat e reja erdhën si një dhuratë për këto familje, të cilat mbrëmjen e Vitit të Ri do mund ta kalojnë në një shtëpi të ngrohtë.

Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e Bashkimit Europian dhe UNDP-në, përfundoi ndërtimin e 60 banesave pranë ish-repartit ushtarak në Lanabregas, të cilat sot, në ditën e fundit të vitit, u janë dhuruar 60 familjeve të komunitetit rom. Veç kryebashkiakut Veliaj dhe ambasadorit Lu, të pranishëm ishin edhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe Koordinatori i Përhershëm i OKB-së në Shqipëri, Brian J. Williams.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh i kënaqur që ky projekt përfundoi brenda një kohe të shkurtër, ndërsa falenderoi të gjithë ata që kontribuuan që edhe këto familje ta kalonin Vitin e Ri në një strehë të re. ?Jam shumë i lumtur sot, që pas një pune të gjatë dhe fantastike nga të gjithë kolegët, kemi bërë zhvendosjen e komunitetit rom nga situata e vështirë te Bregu i Lumit, në një banesë shumë dinjitoze në Lanabregas?, tha Veliaj. Ai theksoi se ndërtimi i këtyre shtëpive është një premtim i mbajtur, e shtoi se ajo që mbetet sfidë për të gjitha institucionet është integrimi i tyre.

?Për ne është jetike që ta mbajmë fjalën. E kishim premtuar që Viti i Ri do t?i gjente këto familje në shtëpi të reja. Është e rëndësishme që komuniteti të mos ndihet si mish i huaj, por të përqafohet nga të gjithë fqinjët. Besoj se kemi nevojë për këtë lloj integrimi?, tha Veliaj. Ai u shpreh se standardi i vendosur në ndërtimin e këtyre banesave në Lanabregas do të ndiqet edhe në projektet e tjera sociale të Bashkisë Tiranë, siç është edhe ai i banesave në Shkozë.


Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/viti-i-ri-60-familje-te-komunitetit-rom-marrin-shtepite-e-tyre-te-reja-ne-lanabregas