Report TV - Nata e ndërrimit të viteve, Manastirliu: Stafi mjekësor 24 orë në gatishmëri

2018-05-10 0

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se janë marrë masa në të gjitha spitalet e vendit për të përballuar situatat emergjente gjatë festës ës Vitit të Ri.

Nga Spitali i Traumës, ku vizitoi nga afër masat e marra, ministrja deklaroi se për tre ditë spitalet do të punojnë me staf të përforcuar, duke shtuar se janë marrë masa dhe për medikamente.
?Strukturat spitalore janë në situatë gatishmërie për të përballuar çdo emergjencë. Spitali i Traumës përballon urgjencat më të mëdha. Kemi vendosur në dispozicion staf të përforcuar për 3 ditë, si dhe janë marrë masat për medikamente. Qendra Kombëtare e Urgjencës është në kapacitet të plotë, ka shpërndarë ambulancat kudo. Në Tiranë do ketë ambulanca në 5 pika?, tha Manastirliu.