Vendosja e flamurit turk në digën e hidrocentralit të Qafë-Mollës në Mirditë ka revoltuar me dhjetëra qytetarë, të cilët janë ngritur në protestë në ditën e fundit të vitit.
Protestuesit kanë shkatërruar flamurin turk të vendosur pranë digës, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje.
Mësohet se janë qytetarë, intelektualë dhe historianë, të cilët po protestojnë pranë digës së HEC-it, duke kërkuar heqjen e këtij simboli, i vendosur nga firma turke që ka ndërtuar HEC-in.