Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Edhe ministria e Shëndetësisë ka marrë të gjitha masat në të gjitha spitalet universitare për të përballar emergjencat në ditët e festave.
Në një dalje për mediat nga Spitali i Traumës, ministrja Ogerta Manastirliu tha se mjekët janë të gjithë në gatishmëri.
Ogerta Manastirliu: Nga sot në 2 janar të gjithë strukturat spitalore janë në situatë gatishmërie për të përballuar cdo emergjencë në kuadër të festave të fundivitit.
Spitali i traumës përballon urgjencat më të mëdha, ishim edhe në QSUT ku vlerësuam bashkë me mjekët situatën e gatishmërisë
Ne kemi vendosur në të gjitha spitalet staf të dublikuar, të përforcuar si nga pikëpamje mjekësore dhe infermierore. Janë marrë masat që furnizimet me medikamente mos mungojnë.
Qendra e Urgjencës është me kapacitet të plotë, ka shpërndarë ambulancat në të gjithë vendin, 127 ambulanca janë në dispozicion në pikat kyce të kryeqytetit dhe në të gjithë vendin. Në Tiranë do të jenë 5 urgjenca
Masat janë marrë, mjekët janë në gatishmëri dhe të gjithë strukturat spitalore janë në gatishmëri me masa të përforcuara.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/spitalet-ne-gatishmeri-deri-ne-daten-2-janar