Ora News- Policia e Shtetit apel qytetarëve: Fëmijët, kujdes me fishekzjarret

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Drejtori i Rendit Publik ne Departamentin e Rendit dhe Sigurise Publike ne Policine e Shtetit, Albert Dervishi ne prononcim per mediat preznatoi masat e policisë për natën e ndërrimit të viteve.

Policia i bëri apel qytetarëve që të kenë kujdes me përdorimin e fishekzjarrëve.

Dervishi thotë se janë planifikuar punonjës policie në çdo qytet për mbajtjen në kontroll të situatës së sigurisë, në veçanti në sheshe publike, pranë lokaleve dhe restoranteve të cilat do të organizojnë aktivitete të ndryshme gjatë festës së fundvitit etj.

Albert Dervishi: Jemi sot para natës së ndërrimit të viteve dhe me këtë rast Policia e Shtetit dëshiron edhe njëherë të vendosë këtë komunikim me qytetarët shqiptarë, lidhur me masat që ajo ka planifikuar me qëllim, krijimin e një mjedisi të sigurtë për ta, parandalimin e ngjarjeve të ndryshme kriminale në të gjithë territorin e vendit, rritjen e sigurisë në akset kryesore rrugore, kryerjen e veprimeve efikase në parandalimin, zbulimin dhe goditjen e autorëve të veprave të ndryshme penale.

Për këtë qëllim, nga ana e strukturave qendrore dhe vendore të Policisë së Shtetit, në veçanti sot është vlerësuar maksimalisht marrja e masave të sigurisë, për të përmbyllur me sukses misionin e tyre për garantimin e një feste të qetë dhe pa probleme, për rritjen e sigurisë në komunitet në të gjithë territorin e vendit, parandalimi i ngjarjeve të ndryshme kriminale, kontrrollin e plotë të territorit, nga të gjitha strukturat e policisë, të cilat vazhdojnë me shërbim 12 orësh, duke zbatuar detyrimet në kuadër të gatishmërisë ?Shërbim i përforcuar?.

Për këtë në shkallë vendi janë planifikuar në natën e ndërrimit të viteve punonjës policie në çdo qytet për mbajtjen në kontroll të situatës së sigurisë, në veçanti në sheshe publike, pranë lokaleve dhe restoranteve të cilat do të organizojnë aktivitete të ndryshme gjatë festës së fundvitit etj.

Në veçanti nga DVP Tiranë, gjatë natës së ndërrimit të viteve janë planifikuar punonjës policie në terren, nga të cilët në Sheshin ?Skëndërbej?, ku do të festohet nata e ndërrimit të viteve dhe ku Bashkia e Tiranës organizon koncertin festiv në orën 24:00, siguria është organizuar me një qasje të integruar të shërbimeve të Policisë së DVP Tiranë, të atyre të Policisë Bashkiake Tiranë, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, të mbështetura nga njësitë e specializuara të Forcave Lëvizëse Operacionale.

Nga ana e strukturave të Kufirit dhe Migracionit, vazhdojnë masat me shtimin e posteve të punës në PKK, me qëllim kryerjen e procedurave të shpejta dhe krijimin e lehtësirave gjatë hyrje ? daljeve të shtetasve shqiptarë dhe të huaj.

Gjatë kryerjes së veprimeve në PKK nuk është shënuar ndonjë incident apo problem.

Kemi rritje të prezencës së policisë rrugore në akset kryesore rrugore, në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore, si dhe e shërbimeve të rendit dhe të FNSH-së për parandalimin e ngjarjeve të ndryshme kriminale.

...

Free Traffic Exchange