Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një muaj pas ndalimit të gomones që po transportonte 1,6 ton kanabis, autoritetet greke i kanë shtuar listës së të arrestuarve edhe një tjetër shtetas shqiptar.
29 vjeçari u arrestua në lagjen Dafni të Athinës.
Arrestimi u krye nga njësia antitrafik e policisë bregdetare greke, që po vazhdon hetimet mbi çështjen në fjalë.
Gjatë arrestimit ishte i pranishëm dhe një prokuror, njoftojnë autoritetet. U sekuestruan dy telefona celularë dhe një tablet, me të cilat 29 vjeçari komunikonte me trafikantët, thuhet në njoftimin përkatës.
Autoritetet nuk kanë dhënë asnjë detaj lidhur me shkallën e implikimit të shtetasit shqiptar.
Më 25 nëntor 2017, policia bregderate greke ndaloi në afërsi të Athinës një gomone të ngarkuar me 1,6 ton kanabis. Gomonia e nisur nga brigjet shqiptare, ishte pikasur fillimisht në ishullin e Korfuzit dhe ndalimi i saj u bë i mundur pas një përmbjekeje që vazhdoi për gati 24 orë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/trafiku-i-16-ton-droge-drejt-greqise-arrestohet-29-vjecari-shqiptar-ne-athine