Menaxherë dhe pronarë të restoranteve për Report Tv: Ja ku do e festojnë shqiptarët

2018-05-10 0

E teksa nata e ndërrimit të viteve po afron, shqiptarët kanë shprehur dëshira të ndryshme se ku do e kalojnë festën. Por, si është shprehur trendi i atyre që kanë zgjedhur të festojnë brenda vendit? Menaxherë dhe pronarë të restorantëve i shpjeguan Report Tv trendin e këtij viti.
?Këto dy-tre vitet e fundit dhe veçanërisht këtë vit trendi është për ta festuar në vendin tënd dhe të gjithë e kanë kuptuar. Gjithë ata që kishin dëshirë të iknin jashtë kanë ndërruar mendim, ata që e kanë provuar?, shprehet Mirjana Kuka, pronare.

?Shqiptarët preferojnë ta festojnë nëpër restorante. Kjo tendencë është në rritje?, thekson Miklovan Zeqo, menaxher.

Sipas një vëzhgimi restorantet në Tiranë ofrojnë bashkë me menunë e tyre paketa më çmime që variojnë nga 50 mijë lekë deri në shifrën 119 euro për persona.