Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
"Jemi ne prag të fukarallëkut"
Kjo është përgjigja që merr kur banorët e ballshit i pyet për festat dhe çmimet.
Zbukurimi dhe atmosfera festive në ambintet tregtare nuk ua ngjall ndjenjën e festës banorëve të qytetit të naftës.
"Populli i Mallakastrës po vuan sot për bukën e gojës. Me 30 mijë lekë e marr dot unë një gjel deti?! Jo!"
Kriza e fundit në rafinerinë e naftës ARMO ka dhënë efekt të menjëhershëm.
Ekonomia e qytetit është e mbështetur te rafineria e përpunimit të naftës, ku janë të punësuar mbi 1000 banorëve, që sipas cenusit të vitit 2011 janë rreth 7 600 në total. Ndaj blerjet kanë rënë.
"Pa vit të ri, as kaposh, as portokall asgjë. Ne shikojmë për bukën e gojës, jo për vit të ri"
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/banoret-e-ballshit-para-vitit-te-ri-dua-ta-ha-buke-nuk-dua-lluks