Ora News - Vlora kryeqendra e atentateve, 6 viktima dhe 11 të plagosur

2018-05-10 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vlora ishte qyteti i krimit ndaj personit dhe pronës në vitin 2017.

Prishja e pazareve të drogës apo hakmarrjet e vjetra ishin mes shkaqeve krysore që në 12 muaj lanë pas 6 të vdekur dhe 11 të plagosur, mes të cilëve edhe një fëmijë 8 vjeçar.

5 makina u dogjën apo u hodhën në erë ndërsa disa të tjera u shkrumbuan në rrethana duke lënë pas dyshime, por u trajtuan si ngjarje aksidentale. Në total përgjatë një viti u regjistruan 15 ngjarje kriminale.

Seria nisi me 29 Janar me tritolin e vendosur në makinën e Flamur Lamajt dhe i fundit u regjistrua më 20 dhjetor me djegien e një makine.

Vrasja e parë u regjistrua në 9 shkurt, kur Klodian Pashaj dyshohet se vrau Arlind Lulushin. Më 10 prill në zonën e Skelës u ekzekutua me 15 plumba Elidon Mehmeti, ngjarje e cila mbetet ende e pazbardhur.

10 ditë më pas Ergys Gjioveshaj u vra dhe 4 persona të tjerë u plagosën në një lokal në Vlorë, autori i dyshuar i krimit u identifkua si Aranit Kondi.

Më 24 maj në zemër të Vlorës u shënua vrasja e dyfishtë e biznesmenit Erven Hyseni dhe drejtorit rajonal të OSHEE Roland Saliu. Ngjarja e rëndë mbtete e pa zbardhur

26 qershori ishte një mbrëmje kriminale në Vlorë, ku Fatjon Sinanaj u vra dhe pak minuta më vonë një makine në pronësi të Elton Ismailajt i vunë eksploziv.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vlora-kryeqendra-e-atentateve-6-viktima-dhe-11-te-plagosur

Free Traffic Exchange