SHBA: mos e prekni Gjykatën Speciale - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasada Amerikane në Prishtinë, paralajmëron se çdo përpjekje për rrëzimin e ligjit për Gjykatën Speciale për krime lufte, do të ketë pasoja negative për të ardhmen e Kosovës dhe marrëdhëniet e saj me ShBA-të. Reagimi i forte vjen ne kohen kur ne parlamentin e Kosovës ka një nisme për shfuqizimin e këtij ligji.



Ambasada risjell ne vëmendje qëndrimin e ambasadorit Greg Delaui, i cili ka theksuar më herët se një nismë e tillë është si një thikë pas shpine. Por kryeministri Ramush Haradinaj dhe presidenti Hashim Thaçi theksuan se do të respektonin vendimin e ligjvënësve. Kryesia e parlamentit të Kosovës, më 22 dhjetor u mblodh për caktimin e një seance të jashtëzakonshme për shfuqizimin e ligjit për gjykatën speciale, pas kërkesës së nënshkruar nga 43 deputetët e kuvendit.