Report TV - 500 mijë $ e PD për lobim, letërporosi në SHBA

2018-05-10 0

TIRANE - Prokuroria e Tiranës vendos të dërgojë letër porosi drejt Amerikës për të hetuar pagesat e kontratës së lobimit ndërmjet Partisë Demokratike dhe kompanive "Stonington Strategies", "Biniatta Trade LP" dhe "Muzin Capitol Partners". Sipas burimeve pranë prokurorisë së tiranës ky vendim është marrë pasi verifikimet e dokumenteve në shqipëri kanë nxjerrë në dritë se në territorin shqiptarë nuk ka elemnt të veprës penale nga transaksionet që PD ka bërë drejt kompanive të huaja.


Rezulton se PD ka patur një kontratë lobimi me këto dy firma njëra prej të cilëve e regjistrua rnë amerikë dhe njëra në ishujt offshore në Skoci. Burimet sqaruan për Report Tv se rezulton që pagesat PD i ka bërë nëpërmjet thesarit të shtetit dhe llogarisë së saj bankare pranë një banke të nivelit të dytë dhe këto pagesa në shumën e 100 mijë dollarëve janë kryer konform rregullave. Por dyshimet e hetuesve janë për shumën 525 mijë dollarë të paguara në amerikë për të cilat nuk ka asnjë pasqyrim në institucionet shqiptare.

Free Traffic Exchange