Personat që do jenë në detyrë natën e Vitit të Ri, tregojnë ndjesitë për Report TV

2018-05-10 2

Nata e ndërrimit të viteve dhe pritja e saj pranë gjirit të familjes apo të shoqërisë është ndër festat që festohen në të gjithë botën. Të gjithë fëmijët, të rinjtë si dhe të moshuarit i gëzohen kësaj feste. 31 dhjetori, është nata që bashkon njerëzit. Mirëpo, ka disa individë të cilët nuk shkëputen nga puna e tyre edhe gjatë kësaj nate.

Për shkak të profesionit të tyre ata janë të detyruar të qëndrojnë në punë për të dhënë ndihmën e parë në raste incidentesh apo edhe për të kënaqur njerëzit që kanë dalë për të festuar. Kjo është një mënyrë tjetër e kalimit të festës. Arif Kullolli, komandant i shërbimit të zjarrëfikëses tregon për Report Tv ndjesinë e të kaluarit festën e Vitit të Ri në punë. ?Është kënaqësi edhe këtu e kalojmë me shokët. Kuptohet që ndërrimi i viteve ka punë.. kemi dalë mbi 10-11 herë.. por ja kemi kaluar mirë?, tha Kullolli.
Por si e pret familja e tij këtë? ?Kuptohet që nuk pritet mirë nga familja sepse kërkon që të të ketë në gjirin e saj, por shërbimi është shërbim?, tregon komandanti i shërbimit zjarrfikës. Edhe Enkelejda Jareci, operatore në sallën operacionale të shërbimit të zjarrëfikses është e detyruar të qëndrojë në punë natën e ndërrimit të viteve. Puna e saj mbetet në prapaskenë, por ajo tregon për Report Tv ankthin pas marrjes së telefonatës deri në momentin që misioni ka përfunduar me sukses.