Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur natën e shkuar në qytetin e Piacencës në Itali.
Shqiptari Ervin Tola 31 vjec është goditur me thikë në gjoks pranë një lokali në rrugën 4 Nnëtori rreth orës 23.30 të natës së 29 dhjetorit.
Shqiptari ka ndërruar jetë menjëherë në vendgjarje. Ervin Tola jetonte prej disa vitesh në Picenza , ishte i martuar e punonte si bojaxhi.
Gjatë natës një 26 vjeçar italian është dorëzuar në mënyrë spontane pranë komisariatit të policisë së qytetit duke pranuar autorësinë e ngjarjes.
Ndaj tij është lëshuar urdhëri i arrestimit me burg për vrasje për motive të dobëta.
Sipas hetimeve të para komplimentet e tepërta të shqiptarit Ervin Tola ndaj baristes së lokalit kanë qënë motivi që ka shtyrë italianin të godas për vdekje 31 vjecarin shqiptar.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/itali-shqiptari-vritet-me-thike