Nata e së shtunës në spektaklin më të ndjekur ?Xing me Ermalin? do të jetë një show i vërtetë dhe për të mos u humbur. Ndryshe nga herët e tjera ku të ftuar janë një ose dy personazhe mbrëmja e fundit e këtij spektakli për vitin 2017 do të jetë plot surpriza dhe me shumë të ftuar. Lajmin e ka bërë të ditur vetë moderatori i programit Ermal Mamaqi në rrjetet sociale.
?Ne të Xing me Ermalin e festojmë që sot Vitin e Ri. Presidenti i vendit Ilir Meta,Era Meta,Blerim Bestani, Noizi, Anxhela Peristeri, Oriola Marashi, Xhevdet Jashari,Varrosi etj në një natë të mbushur me humor të jashtëm. Gëzuar!, shkruan Ermali.