Report TV - Grabitja e bankës në Laç, dalin detaje të reja

2018-05-10 0

Policia e Shtetit ka dhënë detaje për grabitjen e bankës së nivelit të dytë pasditen e sotme në Laç. Policia deklaron se grabitja ka ndodhur në më pak se tre minuta, ndërsa autorët kanë qenë tre të maskuar dhe armatosur. Specialistë të bankës po punojnë për përcaktimin e shumës së parave të vjedhura.
?Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Laç ka rënë alarmi i filialit të bankës në orën 16:24, ndërsa efektivët kanë mbërritur për 3 minuta. Pas 15 sekondash mbërriti patrulla e dytë dhe pas 20 sekondash e treta.

Nga kontakti i parë i marrë me punonjësit e bankës ka rezultuar se 3 persona të maskuar ende të paidentifikuar, 2 prej tyre me pistoletë dhe njëri me vare kanë thyer xhamin e derës kryesore të njësisë së Bankës dhe nën kërcënimin e armëve, kanë marrë një sasi parash.

Free Traffic Exchange