Report TV - 78 mandate? Kryemadhi- Ramës: Jemi gati për zgjedhje

2018-05-10 0

Kryeministri Edi Rama u shpreh mbrëmë se nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin këtë të diel, PS do të merrte 78 mandate. Monika Kryemadhi e ftuar në Report Tv sfidoi Ramën duke deklaruar se jemi gati për zgjedhje
?Meqë Rama është kaq i sigurt për 78 mandatet le të japë dorëheqjen, por kam frikë se Rama nuk pranon. Opozita po bërtet që të shkojmë në zgjedhje se e dimë realitetin. Kam hall se mos i del Veliaj Ramës më lart? tha ajo.

Ndërsa përsa i përket një koalicioni të mundshëm me PD theksoi se është akoma herët për të folur.

?Akoma nuk kemi diskutuar për koalicionit, kemi para zgjedhjet lokale, por është akoma shumë shpejt për të folur. Ne synojmë që të kemi axhendën tonë politike.

Edhe dita e djeshme që Rama kërcënoi deputetë e tij për zgjedhjet, ajo ishte një lloj parapërgatitje. Ne presim që komisioni i reformës të fillojë punën. Ne kemi gati për zgjedhjet. Do të shikojmë si do të ecim me reformën zgjedhore.