Një grup ligjvënësish republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve i kanë paraqitur Kongresit amerikan një rezolutë, ku shprehet pakënaqësia me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara mbi njohjen nga SHBA të Jeruzalemit kryeqytet të Izraelit, rezolutë e cila u mbështet edhe nga Shqipëria.