Report TV - Ja momenti i grabitjes së bankës në Laç

2018-05-10 3

Një bankë e nivelit të dytë është grabitur në qytetin e Laçit, pasditen e kësaj të premteje. Nga informacionet paraprake, policia bën me dije se banka është grabitur nga persona të maskuar dhe të armatosur.

Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur menjëherë hetimet, për të identifikuar dhe kapur autorët, si dhe për të zbuluar shumën e marrë, e cila nuk dihet ende.
Report Tv mësoi se në momentin kur ka ndodhur grabitja Policia e Kurbinit ka qenë në festën e fundvitit. Ndërsa, bëhet e ditur se është grabitur banka në qendër të qytetit të Laçit, në momentin e përpunimit të parave nga punonjësit e bankës. Sipas uniformave blu, autorët e maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë thyer xhamin e njësisë së bankës dhe kanë marrë një shumë parash.