Pavarësisht marrëveshjes së arritur dje në mesditë, naftëtarët e ARMO-s në Fier dhe Ballsh nuk kanë marrë paratë ditën e sotme. Atyre u ishte premtuar se në orën 13:00 të ditës së premte do të kalonin 2 pagat e muajve të fundit, por ata deklarojnë për Report Tv se deri në orën 16:30 nuk ka kaluar paga.
Naftëtarët janë mbledhur përpara bankës së nivelit të dytë, ndërsa paralajmërojnë se nëse nuk do të kalojnë pagat sot, atëherë do të dalin në protestë dhe do të bllokojnë autostradën në Fier. Naftëtarët akuzojnë qeverinë për mashtrim.
?Kjo është gënjshtra e radhës, sot të dalim të bllokojmë autostradën. Në orën 13:00 na thanë do u kalojmë paratë, por ora po shkon 17:00 dhe akoma nuk kemi marrë pagat. Është mashtrimi i radhës, nuk kemi asnjë lloj përgjigje. Po presim para bankës. Nëse nuk hidhen lekët do të rrimë natën në mes të rrugës. Ne duam lekët sot, se nuk festojmë as Vitin e Ri?.