Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Tiranës ka urdhëruar rinisjen e hetimit për skandalin e byzylykëve elektronikë të mbikqyrjes së të dënuarve. Vendimi është dhënë të premten (29 dhjetor 2017) nga togat e zeza pas ankimit të paraqitur nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.
Kjo e fundit bëri padi në gjykatë menjëherë pasi mori dijeni për vendimin e prokurorisë së Tiranës e cila kishte vendosur mosfillimin e hetimeve për këtë çështje me argumentin se nuk ka vepër penale.
Gjykata e kryeqytetit pasi ka shqyrtuar padinë e ministrisë së Drejtësisë kundër vendimit të prokurorisë ka pranuar kërkesën e Elitda Gjonajt dhe ka urdhëruar organin e akuzës që të regjistrojë procedim penal dhe të rinisë hetimet për skandalin.
Kjo çështje është denoncuar fillimisht nga ish-ministri teknik i Drejtësisë Gazmend Bardhi i cili kërkoi hetim për zhdukjen e rreth 300 byzylykëve që kishin një vlerë prej 2 milionë euro të paguara nga buxheti i shtetit.
Pas denoncimit të Bardhit, një pjesë e byzylykëve u kthyen nga kompania e cila ofronte shërbimin, por nga kontrolli rezultoi se pajisjet ishin jashtë funksionit, duke i bërë kështu të papërdorshëm në përdorimin e tyre tek të dënuarit e vendosur në mbikqyrje elektronike.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/skandali-i-byzylykeve-elektronike-gjykata-prokuroria-te-nise-hetimet