Presidenti Ilir Meta thotë se letra që i dërgoi presidentit Trump ku kërkonte ndjesë për votimin e Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara nuk ishte kundërvënie ndaj kryeministrit, por një pozicionim i tij në raport me Shtetet e Bashkuara dhe shqiptarët. I ftuar në emisionin ?Opinion?, kreu i shtetit tha se nga presidenca nuk ka patur asnjëherë një rekomandim apo udhëzim që ambasadori ynë të dënonte një veprim sovran të Shteteve të Bashkuara.
?Asnjëherë nuk kam menduar personalisht se mund të ndodhte një votim i tillë në një situatë të tillë kur kërkesat kanë qenë publike të bëra dhe nga Presidenti i SHBA-së dhe nga ambasadorja e SHBA-së në OKB. Unë mendoj se çdo votim tjetër përveç se atij që ka ndodhur do të ishte shumë më i pranueshëm. Mund të kishim votuar pro rezolutës, të abstenonim ose të mos merrnim pjesë fare në mbledhje?.
Meta i quajti të papranueshme ngjarjet e seancës së fundit në parlament ku u zgjodh Kryeprokurorja e Përkohshme, duke theksuar nevojën e rikthimit të dialogut mes maxhorancës dhe opozitës për reformën në drejtësi.
?Çdo devijim nga shinat kushtetuese dhe veneciane do të prodhojë politizim, personalizim, banalizim dhe thjeshtë do t?i shërbejë acarimit të luftës politike.Unë ,edhe para kësaj çështjeje kam bërë thirrje për dialog dhe për t?i dhënë një zgjidhje bazuar mbi standarde transparente dhe në respekt të Kushtetutës çështjes së kryeprokurorit?.
Për hërë të parë kreu i shtetit komentoi edhe incidentin e bashkësortes së tij e cila qëlloi me çizme kryeministrin Rama.
?Janë ngjarje të paparanueshme në tërësinë e tyre. Ju prisni që të them që goditja me çizme ishte biblike si doktori, ajo ka bërë diçka për të cilën mban vetë përgjegjësi edhe para opinionit. Unë mbaj përgjegjësi vetëm për Erën. Për mua si President sjellje të tilla janë të papranueshme?.
I pyetur në lidhje me mosdekretimin e Helidon Bendos në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror, presidenti u shpreh se do të marrë një vendim kur të jetë i bindur se ky institucion do të jetë i pavarur.
?Unë do ta dekretoj kur të bindem plotësisht se është duke bërë një punë krejtësisht të pavarur?.
Lidhur me dhënien e shtetësisë shqiptare të kryepeshkopit Anastas Janullatos, kreu i shtetit tha se ai i plotësonte të gjitha kriteret ligjore dhe se përmes këtij akti si president i ka shërbyer Kishës Ortodokse Autoqefale ku kryepeshkopi ka dhënë kontributin e tij.