http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokurorja e përgjithshme Arta Marku e nisi punën e saj me ndryshime në kabinet. E para në listë që iku me urdhër të saj është drejtoresha e marrëdhënieve me jashtë Rovena Gashi, e cila ka drejtuar edhe strukturën e dekriminalizimit.
Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë së Përgjithshme Arqile Koça do të jetë drejtuesi i ri. Koça i cili deri tani ka qenë prokuror ne organin qendror te hetimit do të merret dhe me verifikimin e integritetit të zyrtarëve të lartë. Ndërkohë Gashi u emërua prokurore pranë sektorit të dekriminalizimit.
Veç këtij ndryshimi Arta Marku emëroi edhe shefen e re të kabinetit, Alketa Zifla e cila ka qenë më parë pjesë e Prokurorisë së Tiranës dhe sipas formularit të dekriminalizimit rezulton e pastër e pa asnjë shkelje.
Më herët Kryeprokurorja firmosi dhe lëvizje në Prokurorinë e Tiranës. Kështu u largua kreu i komanduar Petrit Fusha, ndërsa në vend të tij u emërua Dritan Rreshka.
i.
Fusha u emërua në sektorin e Njësisë së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.
Këtë të premte në zyrën e Markut ishte dhe ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj. Në takimin që zgjati rreth 30 minuta mes Markut e Xhafajt u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me fokus të veçantë realizimin e procesit të Vetingut, luftën kundër korrupsionit dhe trafikut të lëndëve narkotike.
Sipas njoftimit, në qendër të bisedës ishte procesi i Vetingut në sistemin e drejtësisë. Te njëjtit proces do t?i nënshtrohet Policia e Shtetit.