http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj tha se ende po vuajmë pengesat e periudhës tranzitore të reformës në drejtësi.
Nga Korça ku pati një bashkëbisedim me qytetarët, Gjonaj u shpreh se reforma sëbashku me procesin e vetingut do të minimizojnë vendimet e padrejta dhe rastet korruptive.
Ndërkohë, paraditen e kësaj të premteje Gjonaj ishte dhe në burgun e grave në Tiranë, ku shpërndau dhurata dhe uroi të dënuarat për festat e fundvitit.
Këtë vit qeveria nuk ka parashikuar amnisti për të burgosurit ndërsa janë mohuar dhe të gjitha lejet shpërblyese të fundvitit.