Ora News - Rama për KLGJ dhe KLP: Do të ngremë organet e drejtësisë edhe pa opozitën

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në konferencën e fundvitit, kryeministri Edi Rama vuri theksin kryesor tek reforma në drejtësi dhe hapja e negociatave me Bashkimin Europian. Rama u shpreh se Partia Socialiste nuk do ta presë opozitën për ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë. Gjithashtu kreu i qeverisë tha se opozita po punon kundër hapjes së negociatave. Përsa i përket negociatave me Greqinë, Rama tha se këto janë negociata historike.

Në rast se opozita nuk do të marrë pjesë në krijimin e organeve të reja të drejtësisë, kryeministri Edi Rama nuk do ta presë por do t?i zgjedhë ato vetëm me votat e maxhorancës. Në konferencën e fundvitit me gazetarët, shefi i qeverisë u shpreh se ai vetë nuk ka frikë nga drejtësia, por pyll pa derra nuk ka, duke nënkuptuar se në rrjetën e saj mund të bien edhe përfaqësues të Partisë Socialiste.

Rama: Nuk do ta presim opozitën siç nuk e pritëm për rastin e Prokurores së Përgjithshme, në rast se opozita nuk shfrytëzon kohën që është për dialog për të bërë dialog.Ka një kohë për dialog, ka një kohë për të vendosur. Kohën për të vendosur e përcakton në këtë rast legjislacioni, jo ne.

Aksionin opozitar, Rama e sheh si lojë me zjarrin dhe përpjekje për të bllokuar hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Për të zgjedhur kryeprokuroren e re, Rama pranoi se e kishte telefonuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, por nuk mori asnjë përgjigje.

Për kreun e qeverisë, Shqipëria ka votuar në mënyrë të drejtë në OKB dhe gjithë debatin mbi votën kundër SHBA, Rama e quajti muhabet kazani, duke përfshirë brenda opozitën dhe Presidentin Meta.

Kryeministri i quajti negociatat me Greqinë si shumë të rëndësishme dhe historike pasi sipas tij, asnjëherë nuk ka ndodhur kjo më parë, siç mund të ndodhë heqja e ligjit të luftës.

Rama hodhi një thumb mbi kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, e cila më parë foli për vetëgjyqësi duke kujtuar rastin e Avni Rustemit.

Kryeministri u shpreh se Monika Kryemadhi i ngjante më shumë me Eleonorën e Selitës.



Pyetje: Kisha dy pyetje në lidhje me refiormën në drejtësi, ngritja e KLP dhe KLGJ ligjërisht dhe teknikisht nuk mund të bllokohet më përveçse nga ju pasi nevojitet një shumicë. Opozita ka paralajmëruar tre opsione për janarin: Bojkot të parlamentit, djegie mandatesh dhe marrëdhëniet të kushtëzuara me parlamentin çka lë një skenar dhe për bojkot dhe mosmarrjen pjesë në votim për ngritjen e këtyre institucioneve. Do ta prisni opozitën për këto dy këshilla apo do vazhdoni dhe votat tuaja si me Kryprokuren?

Rama: Sa i përket asaj çfarë do bëjë opozita. Opozita mund të bëjë çfarë të dojë por një gjë është e sigurt se nuk ka shans që të përsërisësh të njëjtën gjë dhe të marrësh rezultate të tjera.Opozita i ka provuar të gjitha këto që thotë se do ti bëjë prapë e prapë. Le ti provojë prapë po të dojë po rezultat ndryshe nuk ka, nuk ka si të ketë. Është një përsëritje e njohur dhe stërnjohur e një rruge që i dihet fundi. Nuk merret push...