"Në janar të 2018 do shohim rezultatet e para të pastrimit të pallatit të drejtësisë nga gjyqtarë dhe prokurorët e korruptuar".
Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me gazetarët në prag të festave të fundvitit. Rama tha se institucionet e Vettingut janë në punë me orë të plota, ndërsa theksoi se vijon puna për ngritjen e të gjitha institucioneve të reja të drejtësisë.
"Në këtë ditë do t?ia vlente më shumë të përqendrohesha në disa aspekte të 100 ditëve të para të qeverisjes se sa në të gjithë harkun e vitit ndërkohë që patjetër pas paraqitjes sime ju jeni të lirë të bëni të gjitha pyetjet e dëshiruara. Dua ta filloj me faktin se sot jemi në kushtet e një tjetër stimulimi apo stimulimi të një krize artificiale dhe përsëri kjo lidhet me reformën në drejtësi, me ecurinë e procesit të reformës dhe me pamundësinë e një pale për të pranuar pandalshmërinë dhe domosdoshmërinë njëkohësisht të reformës në drejtësi.Duke folur për reformën në drejtësi, Rama tha: ?Pyll pa derra nuk ka, çdo derr duhet të përgjigjet në rastin kur është i fshehur në kostumin e politikanit dhe të japë llogari para drejtësisë nëse nën atë kostum ka abuzuar me besimin e publikut.