Ora News - Rama fajëson opozitën: Po luan me zjarrin, pengesë për negociatat

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama ka adresuar akuza nga opozitës, se po bëhet pengesë për hapjen e negociatave të vendit me BE.

Në konferencën për gazetarët, ai tha se Rama opozita po luan me zjarrin përmes tentativave për të krijuar kriza artificiale.

Edi Rama: Së treti, në këto 100 ditë të para ne kemi përshkallëzuar atë që do ta quaja një aksion në shkallë të gjerë diplomatik për të siguruar hapjen e negociatave për anëtarësim në BE në 6 muajt e parë të vitit të ardhshëm dhe të vazhdojmë ta bëjmë këtë intensivisht edhe pas Vitit të Ri patjetër. Sigurisht që nuk mund të mos e shpreh keqardhjen e thellë që nuk jemi të gjithë bashkë të unifikuar në një qëndrim dhe në një zë për çeljen e negociatave. Përkundrazi kemi një situatë ku opozita po luan me zjarrin duke e kthyer në pengesë për të përcjellë mesazh të qartë, të plotë dhe të unifikuar të politikës shqiptare lidhur me këtë element kyç të ecurisë historike të Shqipërisë që pas rënies së regjimit komunist. Negociatat nuk çelen për qeverinë dhe me PS, negociatat çelen për Shqipërinë dhe me Shqipërinë. Negociatat nuk zgjasin sa një mandat qeverisës, janë përgjegjëesi kombëtare e të gjitha palëve. Në këtë aspekt besoj se konvulsionet opozitare kundër reformës në drejtësi, konvulsionet opozitare për të vonuar, duke e penguar dhe bllokuar për muaj të tërë procesin e vettingut përpara zgjedhjeve dhe duke u rikthyer në formën e tentativës për ta transformuar zgjedhjen e ligjshme të Prokurores së Përgjithshme në një moment krize artificiale janë në dëm të interesit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në aspektin e çeljes së negociatave për anëtarësim.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rama-fajeson-opoziten-po-luan-me-zjarrin-pengese-negociatat