Celja e negociatave/ Rama: Opozita po luan me zjarrin

2018-05-10 0

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët bëri bilancin e qeverisë së tij për vitin 2017.

Rama tha se Reforma në Drejtësi ka bërë hapa përpara, por ka ende punë për të bërë. Kreu i qeverisë nuk kurseu dhe akuzat ndaj opozitës duke thënë se është ajo e cila nuk po bashkëpunon për çeljen e negociatave.

?Nuk jemi të gjithë në një zë për çeljen e negociatave, pasi opozita po luan me zjarrin, duke u kthyer në pengesë për të përcjellë mesazh të qartë dhe të unifikuar të politikës shqiptare lidhur me këtë element kyç për historinë tonë. Negociatat nuk çelen për qeverinë dhe për PS, por çelen për Shqipërinë. Negociatat janë përgjegjësi për të gjitha palët?.

Kryeministri u ndal në 10 pika, ku mes Reformës në Drejtësi, çeljes së negociatave, ishin dhe ulja e numrit të vrasjeve, procesi i akreditimit kombëtar të universiteteve, nisja e operacionit Kombëtar për pastrimin e Shqipërisë si dhe miratimi i buxhetit.